13:31 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dhurata Dora shkëlqen në paraqitjen e fundit!

Këngëtarja e njohur shqiptare Dhurata Dora është një personazh mjaft i dashur për publikun.

Ajo me këngët që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë, ka bërë për vete shumë fansa, që e përcjellin atë hap pas hapi, shkruan Indeksonline.

Dhurata është mjaft aktive me paraqitjet e saj nëpër rrjetet sociale, sidomos në Instagram, ku ndiqet nga afër 2 milionë ndjekës.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku shkëlqen me paraqitjen e saj, plot stil dhe bukuri.

Kujtojmë që ajo është krijuese e hitit “Zemër” në bashkëpunim me reperin Soolking, që e bëri atë të njohur në vende të ndryshme të botës. /Indeksonline/