75 Mall Live Search
08:28 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Dhurata Dora sjell këngën e re në bashkëpunim me reperin Soolking

Dhurata Dora ka sjell projektin e ri ‘Zemër’ në bashkëpunim me reperin francez, Soolking.

Të dy artistët kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se kënga e re është publikuar në të gjithë platformat përveç në ‘Youtube’, shkruan Indeksonline.

“Zemër ft Soolking tashmë është publikuar në të gjithë platformat, nesër në Youtube”, ka shkruar Dhurata në ‘Instagram’.

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i parë ndërkombëtar i Dhurata Dorës./Indeksonline/