Dhurata e fundit e Fadil Vokrrit, trajneri Bernard Challandes
U bënë një vit që ka ndërruar jetë. Por Kosova ende po përfiton nga veprimet e mençura të Fadil Vokrrit.
Me datën 2 mars, Vokrri e kishte prezantuar Bernard Challandes si trajnerin e ri të përfaqësuese së Kosovës.
Para emërimit të tij, Kosova kishte 9 humbje dhe vetëm një fitore në 10 ndeshje, shkruan Indeksonline.

Që nga ardhja e Challandes në përfaqësuese, Kosova ka 12 ndeshje pa humbje duke arritur të ju nxjerrë rezultate pozitive kundërshtarëve si Danimarka, Bullgaria, Azerbajxhani dhe Mali i Zi.
Përveç rezultateve, trajneri zviceran ka sjellë një frymë dhe filozofi të lojës që po pëlqehet nga të gjithë.
Loja sulmuese me një mbrojtje mjaft mirë të stabilizuar.
Zvicerani ka bërë që qytetarët e Kosovës të besojnë që kualifikimi në ‘Euro 2020’ është i mundshëm./Indeksonline/