11:00 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dhurata Hoxha e fajëson për mos-liberalizimin shtetin që zyrtarisht ka dalur pro vizave për Kosovën!

Ministria e Integrimeve Evropiane ka nisur të gjejë fajtorë për mosliberalizimin e vizave, pavarësisht se është ministria përkatëse në këtë proces.

Ministrja Dhurata Hoxha ka fajësuar disa shtete që sipas saj nuk kanë bërë shumë për liberalizimin. Franca, Holanda e Gjermania sipas ministres kosovare nuk kanë mendim të qartë dhe nuk kanë bërë sa duhet për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Por, ka qenë pikërisht Gjermania shteti që publikisht ka dalur me qëndrim zyrtar pro liberalizimit të vizave.

Dy muaj më parë, kryeministri Haradinaj kishte takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer i cili kishte konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij në procesin e liberalizimit.

“Franca, Holanda, deri diku edhe Gjermania nuk ka një mendim të qartë, përkundër faktit që ministri i Brendshëm ka thënë që “po” liberalizimit të vizave për Kosovën, mirëpo në anën tjetër në takimin e Këshillit të Ministrave të Punëve të Brendshme, i cili u mbajt me 6 dhe 7 qershor, pra i parapriu takimit të këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe asgjë nuk u disktua për Kosovën. Pra as Gjermani asnjëra nga këto shtete nuk e hapi temën e liberalizimit të vizave. Kjo na bënë të kuptojmë se pa u arritur një konsensus në mes të anëtarëve të BE-së nuk e shoh që do të kemi një vendim në Këshillin e Ministrave. Shpresoj që kjo të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin sa më shpejt, mirëpo e gjitha tani është në duar të shteteve anëtare, gjegjësisht dy tri shteteve që duhet ta lëvizin këtë proces përpara”, ka thënë Hoxhaj./Indeksonline/