75 Mall Live Search
08:57 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dhurata Hoxha: Krijimi i gjasave dhe mundësive të barabarta, është vizion i cili e bën dallimin

Dhurata Hoxha, pas një takimi me qytetarë në Mitrovicë, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar se “Mitrovica, më 6 tetor, do t’ia jap Kosovës Kryeministrin e ri, z. Kadri Veselin, platformën e të cilit, qytetarët po e përqafojnë gjithandej”.


Ajo ka theksuar po ashtu se “Luftimi i korrupsionit, krijimi i gjasave dhe mundësive të barabarta, është vizion i cili e bën dallimin e madh ndaj të tjerëve”.

Ja postimi i plotë i znj. Dhurata Hoxha në fb:

Mitrovica, më 6 tetor, do t’ia jap Kosovës Kryeministrin e ri, z. Kadri Veselin, platformën e të cilit, qytetarët po e përqafojnë gjithandej.

Luftimi i korrupsionit, krijimi i gjasave dhe mundësive të barabarta, është vizion i cili e bën dallimin e madh ndaj të tjerëve. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!#PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27