75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Dhurata Hoxha merr pjesë në samitin Com-Sult, ky është mesazhi i saj (Video)

Është mbajtur konferenca e Vjenës, Com-sult e cila këtë vit është përqendruar në tema specifike për të ardhmen e Evropës. Ajo është realizuar nën moton Go West- Western Ballkan, që nënkupton zgjerimin dhe strategjitë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Ministria e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha. Ajo me këtë rast mbajti edhe një fjalim të gjatë dhe shumë domethënës.

Ajo tha se Integrimi Evropian është njëra nga qëllimet e shtetit të Kosovës dhe në përgjithësi shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Më lejoni që të shpreh se sa e lumtur jam që marrë pjesë në këtë konferencë, e cila  mbledh mendjet më të ndritura të shkencës, teknologjisë dhe politikanë po ashtu. Ajo përqendrohet në çështje të rëndësishme në strategjitë të së ardhmes dhe faleminderit që vit pas viti mblidhemi këtu dhe diskutojmë për çështje të ndryshme” tha ministria Hoxha.

Ajo shprehu besimin se institucionet evropiane do të vazhdojnë të mbajnë perspektiven evropiane dinamike dhe konkrete.

“Besoj që institucionet evropiane do të vazhdojnë të bëjnë çfarëdo që munden për të mbajtur perspektiven evropiane për shtetin tonë dhe për Ballkanit Perëndimor konkrete dhe dinamike”.

Ndryshe, Dhurata u takua edhe me personalitete të shquara të cilët ishin pjesëmarrës të kësaj konference, ku kërkoi që Kosova të përfshihet në Strategjinë e BE-së për zgjerim./Indeksonline/