10:36 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dhurata Hoxha: Për shtet të mundësive e gjasave të barabarta

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin elektoral në Prishtinë, në lagjen “Dardania”, të cilin e cilësoi takim i mesazhit të fitores së PDK-së.


Takimi në “Dardani”, përcolli mesazhin e fitores së madhe të PDK-së dhe vlerave për shtet të mundësive e gjasave të barabarta, ka shkruar znj. Hoxha në rrjetin social.


Po ashtu, ajo ka cekur se qytetarët i bashkohen vizionit për fuqizimin e sundimit të ligjit.


“Qytetarët i bashkohen vizionit tonë, për fuqizimin e sundimit të ligjit. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin. #PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”, ka shkruar znj. Hoxha në rrjetin social. /IndeksOnline/