16:31 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dhurata Hoxha shkrihet së qeshuri në BE, ndërsa i kritikon për liberalizimin

Ministrja e Integerimit Evropian, Dhurata Hoxha ka marrëpjesë në seancën planare të Këshillit të përbashkët të MSA-së. 

Me anë të një statusi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka bërë me dije se ka shfaqur shqetësimin e saj për mos marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave, transmeton Indeksonline.

Por, bazuar në imazhin që ka përcjellur komentin e saj,Hoxha duket në pikën e disponimit derisa dukshëm vërehet e qeshura e saj.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Në seancën plenare të Këshillit të përbashkët të MSA-së, BE-Kosovë, të cilën e udhëhoqën Kryeministri Haradinaj dhe Federika Mogherini, diskutova për Kriteret politike, Kriteret ekonomike, implementimin e MSA-së si dhe bashkëpunimin financiar.

Në fjalën time, ceka faktin se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe shpreha shqetësimin për mos marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave, gjë e cila vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së dhe është zhgënjyese për qytetarët.

Po ashtu, vura në dukje përshpejtimin në zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse për të përmbushur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke u fokusuar në zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave.