Dhurata ‘lë muzikën’, joshet nga ofertat e reklamave!
Këngëtarja e njohur, Dhurata Ahmetaj ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, paraqitjet e saj të ndryshme në rrjetet sociale nuk është se mungojnë asnjëherë, shkruan Indeksonline.

Ahmetaj më shumë është përqendruar tek ofertat që i bëhen për reklama të ndryshme.

Madje, jo rrallë herë ajo merr rolin e një fotomodeleje dhe kjo falë linjave të mira trupore që gëzon.
Interpretuesja e disa hiteve, duket se është joshur dukshëm nga ofertat që i bëhen për reklama, dhe kjo gjë ndoshta edhe ka ndikuar që ajo të distancohet nga muzika./Indeksonline/

