Dhurata më e ‘tmerrshme’ që princ William i ka dhuruar Kate!

Prince William gjatë jetës së tij i ka dhënë Kate-it shumë dhurata që përfshin diamantë me shumicë, por prisni se s’ka qenë gjithnjë kështu. Në fillim të lidhjes, William ka qenë i tmerrshëm në ide dhuratash.
Për asnjë arsye në botë, një ditë të bukur, princi u zgjua
dhe vendosi t’i dhurojë të dashurës së tij një palë dylbi! Wow! Imagjinoni pak
sa romantikë mund të jenë një palë dylbi!
“Njëherë i dhashë gruas time një palë dylbi. Ajo s’më lë kurrë ta harrojë
këtë. Ishim në fillim të lidhjes sonë. Pastaj, përpiqesha t’i mbushja mendjen
vetes që ato dylbinj ishin të mrekullueshëm, shi sa larg mund të shihje me to!
Hmm, në fund të fundit nuk shkoi mirë. As sot e kësaj dite nuk e di pse i
dhurova asaj dylbi.”, u shpreh Prince William.
