16:37 / E Hënë, 08 Mars 2021 / AR

Dhurata me pozë joshëse para pasqyrës thotë se gjithçka ndodh për një arsye

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora nuk heziton t’i ekspozojë linjat trupore në çdo imazh.

Duke u perfeksionuar në mënyrën më të mirë, ajo po arrin të komentohet për çdo paraqitje, shkruan Indeksonline.

Minuta më parë ndau një imazh e shtrirë teksa ka shkruar një mesazh vetëdijesues për të gjitha femrat.

“Diçka që kam dëgjuar gjithmonë nënën time dhe shumë gra të tjera të forta në jetën time duke thënë: “Gjithçka ndodh për një arsye, për sa kohë që arsyeja bazohet në punën e palodhur, vlerësimin, respektin dhe barazinë”. Ky ishte gjithmonë frymëzimi im i vërtetë, për të festuar pavarësinë time çdo ditë dhe për t’ia kaluar këtë energji grave të tjera. Kemi akoma shumë punë për të bërë, por sot u dërgojmë dashuri nga zemrat tona dhe kurajo atyre që ende kanë nevojë për të. # Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave❤️”. shkroi ajo krahas imazhit./Indeksonline/