75 Mall Live Search
19:03 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / AR

Dhurata për festat e fundvitit po vjen me dhuratë për fansat

Këngëtarja e njohur kosovare, Dhurata Dora, ka gati publikimin e këngës së re.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një publikimi në llogarinë e saj në Instagram, shkruan Indeksonline.

Duke publikuar një video brenda veturës ajo zbuloi një pjesë të këtij projekti gjigant.

“Criminal”, mban titullin kënga e re, për të cilën nuk ka dhënë datë të saktë.

“Dhurata po vjen me Dhurata ❤️‍🔥😋#criminal💃❤️‍🔥🔥”, shkroi Dora sipër videos.

Burime të Indeksonline kanë mësuar se klipi i kësaj kënge është realizuar në Prishtinë, në bashkëpunim me koreografinë e Rosali-s.

Ndryshe, “Mi Amor” titullohet projekti i fundit nga Dhurata Dora në bashkëpunim me Noizyn, e cila numëron afro 60 milionë klikime në YouTube./Indeksonline/