13:28 / E Premte, 12 Gusht 2022 / A. M.

Dhuratat që Kylie Jenner mori për ditëlindje

Dy ditë më parë, Kylie Jenner festoi ditëlindjen e 25-të.

Ajo organizoi një festë private në një jaht, ku ftoi miqtë më të ngushtë dhe familjarët e saj. Ndërkohë, sot është zbuluar dhurata që nëna e saj, Kris Jenner, i ka bërë të bijës.

 Bëhet fjalë për një çantë të rrallë, Hermes Birkin, e cila kushton rreth 100 mijë dollarë.

Në video e publikuar nga “The Independent“ , themeluesja e Kylie Cosmetics hapi dy nga kutitë e firmës së Hermes në ngjyrë portokalli, ndërsa të gjithë të ftuarit e saj e shikonin.

Kutia e parë përmbante një palë pantofla portokalli pelushi të Hermes, të cilat shiten me pakicë për 670 dollarë./abcnews.al