Dhuratë e bukur për Atleticon, Real Madridi barazon ndaj Osasunas

Skuadra e Real Madridit nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Osasunas (1:1) në javën e 24-të në La Liga.
Në pjesën e parë, ekipi i Carlo Ancelottit kaloi në epërsi me anë të sulmuesit francez, Kylian Mbappe, shkruan Indeksonline
Pikërisht në pjesën e parë, skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Jude Bellingham u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Në pjesën e dytë, sulmuesi kroat Budimir shënoi nga penalltia për rezultatin 1:1.
Real Madrid me këtë barazim shkon në kuotën e 51 pikëve në pozitën e parë, por në rast se fiton Atletico Madrid, atëherë humb kreun./Indeksonline/