Dhuratë e fundvitit për klinasit, 11 fshatra do të bëhen me ujë

Më në fund qytetarët e 11 fshatrave të Klinës, do të kenë mundësinë për furnizim me ujë ashtu sikurse çdo banor tjetër i Kosovës, raporton IndeksOnline.
Kjo pasi që tashmë ka filluar ndërtimi i ujësjellësit për 11 fshatra të Klinës e që kap shumën e afro 1 milion e 500 mijë euro.
Marrëveshja është arritur midis kësaj komune dhe Qeverisë zvicerane.
Lajmi e mirë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.
Ai ka thënë se ky ka qenë një ndër zotimet e tij në kohën kur kishte marrë mandatin e kreut të Klinës.
Postimi i tij: