Dhuratë për ditëlindje – Tifozi kap bastoren, me 5 euro fiton 100.000

Një 45-vjeçar nga Nurembergu ishte shumë me fat gjatë ndeshjeve të fundjavës.
Tifozi i futbollit ka vënë një bast me 5 euro duke kombinuar gjashtë ndeshje me koeficient të lartë.
Me këtë shumë ai fitoi 99,616.50 euro, duke shënuar një fitim shumë të madh, shkruan Indeksonline.
“Ishte ditëlindja ime disa ditë më parë dhe e përdora për t’i bërë vetes një dhuratë”, ka thënë fituesi për mediat gjermane.
Zakonisht, burri luan disa herë në javë me një bast maksimal prej 10 eurosh.
“Kur pashë që ndeshjet e para ishin të duhura, pashë Fürth kundër Sandhausen. Por meqenëse Fürth ishte përgjithmonë prapa, mendova se do ta kisha humbur bastin“, tha ndër të tjerash ai. /IndeksOnline/
