”Dhuratë për ditën e çlirimit”, Drilon Hajizi kapiten i ri i KB Trepçës

Basketbollisti Drilon Hajrizi do të jetë kapiten i KB Trepçës për sezonin e ri.
Lajmin e ka bërë të ditur Kampioni i Kosovës në Basketboll, përmes një njoftimi zyrtar, shkruan IndeksOnline.
Trepça thotë se kjo është një dhuratë për datën e çlirimit.
”Një dhuratë për ditën e çlirimit!
Sot më 12 Qershor po nënshkruajmë me kapitenin tonë të ri, 12-shin tonë, Drilon Hajrizin.
Drilon Hajrizi është lojtar i cili me kategorinë e kadetëve fitoi tre tituj kampioni, e katër të tjerë me kategorinë e juniorëve. Gjithashtu, roli i tij në sukseset e klubit tonë edhe me kategorinë e seniorëve është i pamohueshëm.
Klubi është mirënjohës për kontributin e tij. Prandaj, kemi zgjedhur ditën e çlirimit për të konkretizuar marrëveshjen me numrin 12!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/