Dhurohen libra për mosha të ndryshme

SOS Fshatrat e Fëmijëve, në Kosovë, kanë një mision aq fisnik që të sigurojnë familje për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror dhe t’u ndihmojnë atyre të ndërtojnë të ardhmen.

Duke u bazuar në këtë, koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka shprehur gatishmërinë që t’u ndihmojë atyre në këtë drejtim, duke u dhuruar libra për mosha të ndryshme.

Përfaqësues të Zyrës së koordinatorit… dhuruan dje 796 libra SOS Fshatrave të Fëmijëve, në Kosovë. Ata u mirëpritën nga stafi përgjegjës në tri qendrat: në Velani, Fushë-Kosovë dhe Graçanicë.
Po ashtu, libra u dhuruan edhe në shkollën fillore “24 Korriku” në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit.
