Dhuruan pesë milionë dollarë për Shqipërinë! Rama jep lajmin e mirë: ShBA do të rrisë shumën
Në Konferencën e Donatorëve të mbajtur më 17 shkurt në Bruksel, Shtetet e Bashkuara deklaruan se do të jepnin 5 milionë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Sot Edi Rama ka falënderuar ambasadoren e ShBA-së, Yuri Kim që i ka dhënë lajmin e mirë se Amerika do të rrisë shumën për Rindërtimin.
Reagimi i kryeministrit erdhi pas takimit mes tyre gjatë pasdites së sotme.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Rama siguroi transparencën për donacionet e dhëna nga shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve.
“Falënderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se ShBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin.
Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt”, shkroi kryeministri.