75 Mall Live Search
19:19 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Dhuruesi i spërmës që ka 150 fëmijë, pretendon t’i ketë 2500

Një dhurues i spermës që pretendon se ka lindur 150 fëmijë në të gjithë botën ka zbuluar se ai është ‘mbi Hënë’ pasi me sa duket ka mbarwsuar tri gra britanike përpara Krishtlindjeve.

‘Joe Donor’, 50 vjeç nga Vermont, i cili fsheh emrin e tij të vërtetë, ka jetuar në Ilford, Essex, për tre muajt e fundit pasi mbërriti për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në Shtator – ku 15 gra thuhet se kanë shfrytëzuar shërbimet e tij, transmeton Indeksonline.


Ai thotë se dëgjimi për tri nënat e ardhshme, të cilat ai pretendon se do të lindin fëmijët e tij në 2021 është ‘dhurata më e mirë e Krishtlindjeve nga të gjithë’ – dhe thotë se ai bëri seks me dy prej tyre, ndërsa e treta u ngjiz me mbarësim artificial.

Joe ofron të dy opsionet – dhe thotë se rreth 50 përqind e pasardhësve të tij janë rezultat i marrëdhënies seksuale – por këmbëngul se ai nuk bën ndonjë fitim nga donacionet e tij, megjithëse ndonjëherë paguhet për shpenzimet e udhëtimit.

Singleton, fëmijët e të cilit do të jenë në gjendje të përpiqen ta gjurmojnë atë në të ardhmen, ka pranuar më parë se ai është në një mision për të mbarësuar sa më shumë gra, me 2,500 fëmijë që janë një qëllim afatgjatë./Indeksonline