17:34 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Di Caprio kapet ‘mat’ me të dashurën 22 vjet me të re

Leonoardo di Caprio është në lidhje dashurie me 22 vjeçaren Camila Morroe, shkruan Indeksonline.

44 vjeçari me 22 vjeçaren u panë së bashku të premten ku kishin dalë për darkë.

E veçanta e tyre ishte se ata ishin veshur shumë thjeshtë, madje dukeshin si njerëz të zakonshëm.

Fituesi i çmimit ‘Oscar’, veshur mbante një trenerkë me ngjyrë të zezë si dhe një kapelë ku nuk i dallohej shumë fytyra.

Zeshkania u pa pa makijazh, flokët e saj me ngjyrë të zezë i kishte lënë të drejta.

Lenonardo dhe Camila janë në lidhje dashurie qysh se nga dhjetori i vitit 2017-të.

Çifti, kanë folur edhe për fejesë, sipas një burimi për DailyMail, Leonardo është gati për t’u bërë baba./Indeksonline/