75 Mall Live Search
13:15 / E Diele, 11 Korrik 2021 / OSH

Di Maria drejtuar Messit: “Ti e meriton më së shumti këtë trofe”

Golashënuesi i vetëm i finalës së Kupës së Amerikës, Angel Di Maria ka folur pas ndeshjes.

Ai ka postuar një fotografi me kapitenin e kombëtares, Lionel Messin në Instagram, transmeton Indeksonline.

“Ti e meriton këtë më shumë se çdo kush tjetër. Ti je më i miri në botë, ti ishte para finales, dhe vazhdon të jesh edhe pasi u bëre kampion”, ka shkruar Di Maria në postimin e tij.

Ky ishte trofeu i parë për Lionel Messin me Kombëtaren e Argjentinës./Indeksonline/