75 Mall Live Search
11:57 / E Shtunë, 24 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Di Maria nuk e ka në plan të largohet nga Juventusi

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Angel Di Maria nuk e ka në plan që të largohet nga Juventusi në merkaton e janarit.

Fituesi i Kupës së Botës pritet ta përfundojë sezonin aktual në Serie A, pavarësisht spekulimeve se ai po kërkon largimin nga “Zonja e Vjetër”.

Di Maria nuk e ka konsideruar kurrë si opsion largimin në janar nga gjiganti italian edhe para fillimit të Kupës së Botës.

Ylli argjentinas do të vendos për të ardhmen e tij gjatë muajve të ardhshëm.