19:51 / E Diele, 26 Qershor 2022 / C E

​Di Maria pranon kalimin te Juventusi

Burime të shumta nga mediat në Itali thonë se Juventusi është duke i finalizuar detajet e fundit për transferimin e Angled Di Marias.

34-vjeçari është lojtar i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain dhe një periudhe shtatëvjeçare në “Parc des Princes”.

Ai dukej se ishte afër Juventusit përpara se Barcelona të vinte me një propozim dhe i duhej kohë për të menduar për situatën me familjen e tij.

“Bianconerët” ishin të frustruar me situatën e krijuar, por tani mediat italiane raportojnë se ai më në fund ka dhënë një përgjigje dhe është pozitive.

Thuhet se ata janë duke përpunuar detajet përfundimtare të marrëveshjes dhe ai mund të jetë së shpejti në Torino për teste mjekësore.

Di Maria ka kërkuar një kontratë njëvjeçare me opsion për një të dytë, në mënyrë që të mund të kthehet në Argjentinë pas Kupës së Botës 2022.

Ai luan kryesisht në krahun e djathtë të sulmit, por gjithashtu mund të punojë në të majtë ose në një rol trequartist pas sulmuesve.

Reprezentuesi argjentinas shënoi pesë gola dhe dha nëntë asistime në 31 ndeshje për PSG-në sezonin e fundit.