75 Mall Live Search
23:29 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / G T

Di Maria shënon gol për Rosarion në ndeshjen e parë pas rikthimit

Skuadra e Rosario Central ka barazuar 1:1 ndaj Godoy Cruz, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë në Clausura.

Golin për ekipin vendas e shënoi sulmuesi argjentinas, Angel Di Maria, shkruan Indeksonline

Di Maria shënoi gol nga penalltia kur rezultati i ndeshjes ishte 0:0.

Fat i keq për ish-lojtarin e disa klubeve në Europë, ishte se në minutën e 89’të u largua me barelë nga stadiumi shkaku i një lëndimi.

Kujtojmë që Di Maria u rikthye te Rosario pas një kohe tejet të gjatë. Ai ishte te ky klub në fëmijëri./Indeksonline/