14:52 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Diabeti dhe llojet e tij

Diabeti është sëmundje qe nuk shërohet, por mbahet nën kontroll.

Diabeti është një sëmundje që shfaqet kur glukoza në gjak apo e quajtur edhe sheqeri në gjak, është shumë e lartë.

Glukoza e gjakut është burimi kryesor i energjisë dhe vjen nga ushqimi. Insulina, një hormon i pankreasit, ndihmon glukozën nga ushqimi të futet në qeliza e më pas shëndrrohet në energji. Ndonjëherë trupi nuk funksionon si duhet, ose nuk përdor mirë insulinën.

Glukoza pastaj qëndron në gjak dhe nuk arrin  te qelizat. Me kalimin e kohës, nëse në trupin tonë ka më shumë glukozë, atëherë mund të kemi probleme shëndetësore.

Edhe pse diabeti nuk ka kurë, ne mund të ndërmarrim hapa për ta menaxhuar për të qenë të shëndetshëm. Ndonjëherë njerëzit e quajnë diabetin “vetëm si prekje të sheqerit” ose “diabet kufitar”.

Këta terma na sugjerojnë që dikush nuk ka me të vërtetë diabet ose ka një rast më pak serioz, por çfarëdo lloj forme e diabetit është sëmundje serioze. Rreth 30.3 milionë persona në Shtete të Bashkuara ose 9.4 për qind e popullsisë vuajnë nga diabeti. Rreth një në katër persona me diabet nuk e dinë se e kanë këtë sëmundje. Po ashtu, rreth 84.1 milionë amerikanë të moshës 18-vjeçare ose më të vjetër kanë pardiabet, transmeton IndeksOnline.

Cilat janë llojet e ndryshme të diabetit?

Llojet më të zakonshme të diabetit janë: tipi 1 dhe tipi 2.

Diabeti: tipi 1. Nëse keni diabet të tipit 1, trupi nuk prodhon insulinë. Sistemi imunitar i sulmon dhe shkatërron qelizat që prodhojnë insulinën në pankreas.

Diabeti i tipit 1, zakonisht diagnostikohet te fëmijët dhe te të  rinjnjtë, megjithëse mund të shfaqet te personat e çfarëdo moshe.

Njerëzit me diabet të tipit 1, duhet të marrin insulinë çdo ditë për të mbetur gjallë.

Diabeti tip 2.  Nëse keni diabet të tipit 2, trupi nuk prodhon mjaftueshëm ose nuk përdor si duhet insulinën. Diabeti i tipit 2 mund zhvillohet në çdo moshë, madje edhe gjatë fëmijërisë. Sidoqoftë, ky lloj diabeti ndodh më shpesh te personat e moshës së mesme dhe të shtyrë . Tipi 2 është lloji më i zakonshëm i diabetit, transmeton /IndeksOnline/.