DIABETI DHE OBEZITETI

Shkruan: Matjan Hitoaliaj
Medikamenti i ri që premton shumë është OZEMPIC ose SEMAGLUTIDE
Semaglutide, një stimulues i receptoreve të peptidit-1, i ngjashëm me glucagonin(GLP-1),është aprovuar nga FDA (Federata e Medikamenteve dhe Ushqimit) të SHBA, me tre emra marketimi që janë: Ozempic, Wegovy, dhe Rybelsus.
Glucagoni është një hormon që rregullon nivelet e glukozes në gjak.Secila mark e semaglutide vjen me perdorime, preparate, dhe dozime te veçanta.
Rybelsus tablet përdoret krahas ushtrimeve fizike dhe dietës per kontrollin e indeksit glicemik(sheqerit) ne pacientët e rritur me Diabet tip 2.
Ozempic (marka Wegovy)në formë injeksioni ( gjëlpërë) është aprovuar për përdorim në pacientët diabetik dhe në ata me mbipeshë (BMI=27kg/meter katror) dhe me obezitet (BMI=30 kg/meter katror ) ose me lart.
Ozempic është aprovuar për parandalimin e sëmundjeve te zemrës dhe enëve të gjakut si infarkti myokardit, ishemia cerebrale në pacientët me ose pa Diabet tip 2 dhe në sëmundjet kardiovaskulare egzisturse.
Mekanizmi i veprimit te Ozempic konsiston ne aktivizimin e receptreve GLP-1, duke rritur sekretimin (nxjerrjen ) e insulines nga pankreasi dhe si pasoje uljen e sheqerit ne gjak.
Për renien në peshë vepron duke ngadalësusr boshstisjen e zorrës së trashë, reduktimin e lëshimit te glucagonit, dhe uljen e oreksit ne këta pacientë.
Gjithashtu Ozempic bashkëvepron me receptoret GLP-1 në hypotalamus (që ndodhet në tru) duke pakësuar urinë, rrit ndjenjen e ngopjes, dhe ul dëshirën për të ngrënë.
Absorbimi (thitja nga organizmi) bëhet shpejt duke arritur maksimumin brenda 1-3 ditësh. Përqëndrimi stabël në gjak arrin pas 4-5 javësh nga marrja e dozës së parë.
Dozat janë si më poshtë:
Ozempik gjëlpërë e prembushur, e gateshme, 2 mg/3 mL, 4mg/mL, 8 mg/mL
Wegovy 0.5 mg/0.5 mL, 1 mg/mL, 1.7 mg/0.75 mL, 2.4 mg/0.75 mL
Rybelsus tableta që merren nga goja 3 mg, 7mg dhe 14 mg