21:14 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Diagnostikimi i infertilitetit femëror

Për ta vlerësuar pjellorinë e femrës, mjeku i ka në disopozicion disa mënyra.

• Vlerësimi i ovulimit – gratë me cikle menstruale të parregullta apo të rralla nuk ovulojnë ose nuk ovulojnë me kohë. Këto gra reagojnë pozitivisht ndaj medikamenteve për stimulimin e ovulimit.


• Vlerësimi hormonal – të gjitha gratë duhet të ekzaminohen për nivelin e estrogjenit dhe hormonin që stimulon folikulat. Ky test i thjeshtë tregon nëse janë zvogëluar rezervat e vezoreve. Te gratë mbi moshën 35 vjeçare bëhen teste shtesë për rezervat e vezoreve. Po ashtu, rekomandohet që gratë me qime të tepërta trupore të bëjnë analiza gjaku për t’i shikuar nivelet e hormoneve, sikurse testosteroni. Të gjitha gratë i prodhojnë këto hormone, por prodhimi i tepruar i tyre ndërlidhet me ovulim jonormal.


• Tubat fallopian – me një mjet të quajtur histerosalpingogram që vendoset në mitër zbulon nëse tubat fallopian janë të hapura apo të bllokuara. 


• Vlerësimi i mitrës – përmes histereskopisë që futet në mitër shikohet nëse ka ndonjë anomali në brendi të saj. 


• Endometrioza/Ngjitjet – nëse këto gjendje janë të pranishme në apo përreth vezoreve, dhe/ose te tubat fallopian, çrregullimi i anatomisë normale mund të jetë përgjegjës për infertilitet te femra.