75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / L A

Diallo afër marrëveshjes së re me Unitedin

Anësori i Bregut të Fildishtë, Amad Diallo, po shkëlqen me Manchester Unitedin.

Diallo, është afër të vazhdojë kontratën me Unitedin, i cili shihet si lojtar i rëndësishëm në formacionin e Ruben Amorim.

Amorim, po ashtu tregoi që janë në bisedime me Diallon rreth kësaj çështjeje.

“Ne do të gjejmë një zgjidhje, po”. “Ne duam që Amad të qëndrojë, ai dëshiron të qëndrojë. Mendoj se tani ndjesia është e qartë”, ka shtuar Amorim.

Diallo, këtë sezon ka 19 paraqitje ku shënoi 3 gola dhe 5 asistime, dhe po ashtu është shpallur lojtari i ndeshjes ndaj Evertonit./IndeksOnline/