75 Mall Live Search
09:02 / E Enjte, 09 Janar 2025 / MSH

Dialogu dhe zgjerimi i BE-së/ Lajçaku bisedon me Guterresin dhe DiCarlon

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në New York me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Ai dhe Guterres biseduan rreth Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të BE-së, duke thënë se vlerëson njohuritë dhe vlerësimet e Guterres, lidhur me këtë çështje.

Pas takimit me Guterresin, Laçjaku u takua edhe nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe të Ndërtimit të paqes, Rosemary DiCarlo.

Në këtë takim është diskutuar për dialogun e Ballkanin Perëndimor.

“Folëm për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet rajonale dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak në X.