Dialogu Kosovë-Serbi ka kuptim atëherë kur dy palët të gjejnë një kompromis
Instituti KIPRED dhe Instituti Riinvest me mbështetjen e Zyrës së Fondacionit Fredrich Elbert(FES) në Kosovë kanë organizuar sot konferencën ndërkombëtare të ekspertëve për t’i kontribuuar ndërtimit të konsensusit në mes të akterëve kyç në dialogun Kosovë-Serbi.
Sejdi Osmani kryetar i Bordit në Institutin Riinvest tha se për procesin e dialogut Kosovë-Serbi ka stagnuar dhe në disa aspekte edhe në kthim prapa në Kosovë, nga ana tjetër Serbia e ka keqpërdorur skajshmërish pa përgatitjen e palës kosovare, për ndarjen e Kosovës dhe fushatën për heqjen e njohjeve të Kosovës.
Frank Hantke drejtor i FES deklaroi se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft me rëndësi dhe kërkon përpjekje të mëdha për bashkëpunim dhe miqësi në mes tyre për një të ardhme të përbashkët në Unionin Evropian.
“Duhet të ketë një vizion të përbashkët dhe drejtim të përbashkët. Gatishmëria për dialog ka kuptim ku të dyja palët janë të gatshëm të gjejnë një kompromis”, tha Hantke.