Dialogu Kosovë-Serbi në qorrsokak, procesi ka stagnuar
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi i konsideroi si sfidën më të madhe strategjike në rajon, të premten emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas tij, nuk ka përparim në dialog, derisa u shpreh pesimistë për ndryshime në këtë drejtim gjatë këtij viti.
E njëjtë janë shprehur edhe njohës të këtij procesi, të cilët thonë se tek pas zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë, mund të ketë lëvizje pozitive në dialog.
Analisti Fidan Ukaj thotë për RTK se stagnimi në dialog lidhet edhe me qasjen e njëanshme të Miroslav Lajçakut.
Analistët mendojnë se moszbatimi i marrëveshjeve mund të vështirësojë edhe rrugën e Kosovës drejt integrimeve.
Edhe partnerët ndërkombëtarë disa herë ua kanë bërë të qartë Prishtinës dhe Beogradit zyrtarë se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura do të ndikojë në rrugën drejt integrimit në BE.