75 Mall Live Search
10:55 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dialogu Kosovë-Serbi s’është ndalur shkaku i taksës

Stopimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nuk është bllokuar nga taksa, por nga rrezikimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga ndryshimi i territoreve.

Kështu u tha sot në konferencën e Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) për rrugën finale të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Në këtë konferencë, po ashtu u tha se pa njohje reciproke midis dy shteteve në kufijtë aktualë nuk do të ketë paqe në rajon.

Ish- kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri tha se baza e një marrëveshje të qëndrueshme arrihet me një vendim dhe qartësi të BE-së dhe SHBA-së.

Ndërsa ish -deputeti nga komuniteti serb në Kosovë, Nenad Rashiq, duke kërkuar marrëveshje të paqes midis dy shteteve kërkoi kujdes në teoritë e ndryshimit të kufijve.