12:58 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / L K

Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: Këtu është rock&roll, në Bruksel simfon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka konsideruar të jashtëzakonshëm samitin që po mbahet në Tiranë. Ai pas pritjes së liderëve të Bashkimit Evropian e Ballkanit Perëndimor ka deklaruar se çështja mes Kosovës e Serbisë nuk mund të zgjidhet sot, meqë është e vështirë. Po ashtu, Rama ka shtuar se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa vendet e kësaj të fundit kanë nevojë për BE-në.

Para fillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama tha se mbajtja e kwtij tw fundit në Tiranë është e jashtëzakonshme.


“Për ne kjo është e jashtëzakonshme, është diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare nuk do të parafytyronte që do të ndodhë dhe po ndodh. Është e shkëlqyer, vërtet. Mendoj që është një sinjal mjaft i fortë i vetëdijes i BE-së se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, për aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe, deri dje kishim një mot si në Bashkimin Evropian, por nuk mund të ju mirëprisnim me atë mot dhe sollëm diellin për ju, shpresojmë që ta vlerësoni”, ka deklaruar kryeministri Rama.

I pyetur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Rama ka deklaruar para gazetarëve se kjo çështje nuk mund të zgjidhet në samitin e sotëm.

“Unë do të dëshiroja që të ishte kështu, sepse dëshirojë që BE të kishte këtë lloj magjie, por nuk është kështu. Është e vështirë, do të kërkojë kohën e vet, por më duhet të ju them që Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e vet dhe shqiptarët veçanërisht qoftë në Shqipëri, Kosovë apo kudo tjetër nuk kanë qenë kurrë më mirë në historinë e tyre”, ka shtuar Rama.

Po ashtu, Rama ka thënë se në këtë samit është ndryshe, krahasuar me Brukselin.

“Ka një ndryshim shumë të madh sepse këtu është rock&roll, në Bruksel është vetëm simfoni. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë rock&roll, është shumë pak më e mërzitshme sesa Brukseli, i patë, të gjithë ishin shumë të lumtur”,theksoi ai.

Ai pati edhe një mesazh para mediave që e ndërlidhi me motin në Tiranë.

Nuk më kanë informuar që ka problem për këtë, por le të shohim do të flasim më vonë dhe mos pini gjithë verën që ju dhamë në mëngjes, sepse është shumë e mirë dhe shume efikase”, përfundoi Rama.

Samiti që po mbahet në Tiranë është i pari që po zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në Bashkim Evropian dhe ka në agjendë krizat energjetike, luftën në Ukrainë si dhe krizën e migracionit. Ndërsa punimet po zhvillohen në ambientet e stadiumit Arena Kombëtare.