12:34 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi takon përfaqësuesit e Luginës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim përfaqësues të Luginës së Preshevës.

Indeksonline ka mësuar se takimi është duke u zhvilluar ende ndërsa temë e diskutimit është edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

Pas takimit presidenti ka paralajmëruar konferencë për media.

Ndryshe përfaqësuesit e Luginës kohë më parë kanë kërkuar që çështja e shqiptarëve që jetojnë në Serbi të përfshihet edhe në dialogun Kosovë-Serbi që është futur në fazën finale në Bruksel./Indeksonline/