75 Mall Live Search
21:11 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / S Z

Dialogu me Serbinë, nesër raporton Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër do të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme  dhe Diaspor, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe diasporë, i cili do të fillojë takimin nesër në orën 09:00, përveç tjerash si pikë të rendit të ditës, ka dhe raportimin e zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi.

“Raportim i Zëvendëskryeministrit të parë z. Besnik Bislimi, lidhur me dialogun me Serbinë”, thuhet në njoftimin e komisionit për Punë të jashtme dhe diasporë.