14:34 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dialogu, temë kryesore në darkën që Mogherini e shtron për liderët e Ballkanit Perëndimor

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker në Bruksel më 29 tetor.

Kreu i shtetit serb në kryeqendrën evropiane do të jetë i ftuar edhe në një darkë pune të organizuar nga shefja e Diplomacisë evropiane, Federica Mogherini për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë do të jetë një temë kryesore e bisedimeve edhe në darkën e punës në Bruksel, mëson Tanjugu nga burimet e saj në selinë e BE-së.