75 Mall Live Search
18:12 / E Mërkurë, 01 Janar 2020 / indeksADMonline

Dialogu, Zgjedhjet, Gjykata Speciale – Top ngjarjet që e përcollën Kosovën në dekadën e fundit

Tashmë kemi hyrë në dekadën e re. Shpresa dhe optimizmi është I madh që ky 10 vjeçar përpara nesh të jetë I mbushur me suksese për Kosovën.

Dekadën që e lam pas u përcoll me shumë ngjarje me rendësi jetike për shtetin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Duke filluar nga viti 2010 dhe deri në përfundimin e 2019-ës, qytetarët e Kosovës kanë përcjellë ngjarje nga më të ndryshme.

Viti 2010, ishte pa dyshim viti ku triumfoi Pavarësia e Kosovës. Po ashtu pati ndryshime të mëdha në skenënë politike.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me 22 korrik hodhi poshtë padinë e Serbisë dhe duke I dhënë ligjshmëri Pavarësisë së Kosovës.

Kjo ngjarje u vlerësua nga të gjithë faktorët relevantë në Kosovë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të shtetit më të ri në botë. Nëpër rrugët e Kosovës kishin shpërthyer festat.

Por, brenda skenës politike të Kosovës kishte shpërthyer një krizë institucionale.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, kishte shkelur Kushtetutën, me t’u kthyer nga Shtetet e Bashkuara, më 27 shtator, ai jep dorëheqje.

Me 13 tetor, sekretaresha e ShBA-ve, Hillary Clinton viziton Kosovën dhe tha se vendimi i GJND-së është mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara, duke inkurajuar fillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike, por jo edhe çështje të statusit.

Më 12 dhjetor, mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në nivel qendror dhe pritjet nuk ishin të pakta.

Përsëri PDK e para dhe LDK e dyta. Kurse pozitën e tretë e kishte zënë partia e re atë kohë, Lëvizja Vetëvendosje. Kryeministër u zgjodh, Hashim Thaçi.

Gjatë këtij viti po ashtu u publikua raporti I Dick Martey, që akuzonte UÇK-në, specifikisht, Hashim Thaçin për trafikim organesh gjatë luftës.

Viti 2011

Pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut, postin e tij e mori si ushtrues detyre. Jakup Krasniqi, që në atë kohë ishte kryetar I parlamentit.

Ai atë pozitë e mbajti deri me 22 shkurt, ku pastaj ia dorëzoi, Behgjet Pacollit. Por aventuara e tij ishte shumë e shkurtër. Pas një muaji, me 30 mars, Pacolli detyrohet të jap dorëheqje, pasi Gjykata Kushtetuese gjen parregullësi në zgjedhjen e tij.

Pozitën e tij e zë një candidate konsesuale, Atifete Jahjaga.
Gjatë vitit 2011, filloi procesi i Dialogut Kosovë-Serbi. Bashkimi Evropian ka iniciuar procesin e dialogut në fund të vitit 2010 dhe ka filluar në mars të vitit 2011 në mes dy qeverive të Kosovës dhe Serbisë.

Procesi i dialogut u ballafaqua me shumë probleme serioze para se ai të fillojë. Pasi që marrëveshje për dialog doli nga takimi i Serbisë me BE-në (takimi i Tadiq dhe Ashton), dhe dukej qartë se Kosova nuk ishte pjesë e dialogut që nga fillimi.

Kjo e shtyu Prishtinën të ketë reagime negative ndaj këtij dialogu, gjithashtu edhe u perceptua si një ‘aventurë’ e rrezikshme dhe me mungesa të stimuleve.

Dialogu teknik pas një viti kaloi në dialog politik për normalizim të marrëdhënieve. Udhëheqese e delegacionit të Kosovës ishte Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq, përfaqësuesi i Serbisë. Dialogu u mbajtë për herë të parë më 8 mars 2011 në Bruksel i ndërmjetësuar nga Robert Cooper, i emëruari i posaçëm i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Baroneshës Ashton, për dialogun Kosovë – Serbi.

Viti 2012

Procesi I dialogut me Serbinë solli tensionime në politikën e brendshme të Kosovës.

Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri protesta qytetare, duke sjellë përplasje me Policinë. Bilanci ishte me dhjetëra të lënduar dhe të arrestuar. Kurti përmes kësaj forme po kërkonte ndaljen e dialogut.
Gjatë këtij viti, Serbia rriti tensionet me Kosovën. Ata mbajtën zgjedhjet lokale. Por në zgjedhje I përfshinë edhe komunat me shumice serbe në Veri të Kosovës.

KFOR-I largoi barrikadat e vendosura në pjesën e Veriut pas një viti. Kështu në atë pjesë u krijua mundësia për qarkullim të lirë.

Më 2 korrik, Grupi Drejtues Ndërkombëtar në takimin e mbajtur në Vjenë vendosi që mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës të hiqet më 10 shtator. Për nder të kësaj date, në Prishtinë u ftua edhe arkitekti i statusit të Kosovës, Marti Ahtisari dhe personalitete tjera ndërkombëtare.

Dimri i vitit 2012 do të mbetet gjatë në kujtesën e kosovarëve. Në atë vit, në fshatin Restelicë ndodhi tragjedia e familjes Reka. Për shkak të një orteku bore, me 11 shkurt humbën jetën 9 anëtarë të familjes Reka. Vetëm vajza 5 vjeçare, Asmire Reka I shpëtoi tragjedisë.

Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi më 29 nëntor, shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajt dhe dy ish bashkëluftëtarë të tij, duke i liruar ata nga të gjitha akuzat. Haradinaj u prit me ceremoni shtetërore dhe me turma njerëzish të mbledhur nëpër rrugët e Prishtinës.

Viti 2013

Në këtë vit, Kosova rrumbullaksoi 100 njohje të pavarësisë së saj. Shteti I Jemenit me 11 qershor u bë shteti I 100-të.

Gjatë këtij viti edhe rrjeti I madh social, Facebook e njohu Kosovën, duke e vendosur atë në listën e shtetëve.

Viti 2013 e karakterizon Kosovën edhe me themelimin e tri universiteteve të reja. Më 30 maj, Kuvendi i Kosovës, me 78 vota për dhe asnjë kundër, ratifikon vendimet e Qeverisë për themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës.

Po ashtu gjatë këtij viti përfunduan punimet në autostradnë historike ‘Ibrahim Rugova’.

Viti 2013, shënoi edhe një moment tjetër në historinë e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht në marrëdhëniet mes dy vendeve – atë të takimit mes dy presidentëve. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliq, më 6 shkurt zhvilluan takimin e parë mes tyre, po ashtu në Bruksel dhe po ashtu me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton.

Viti 2014

Pas zgjedhjeve qendrore, fitues doli PDK me në krye Hashim Thaçi. Por që nuk I kishin votat e mjaftueshme.

Blloku opozitarë VLAN, që përbëhej nga Vetëvendosja, LDK, AAK e Nisma, refuzuan të bashkëpunojnë me PDK-në, duke krijuar kështu bllokadë institucionale.

Pas disa muajsh, LDK me në krye Isa Mustafën u nda nga VLAN dhe së bashku me PDK-në krijuan qeverinë e re. Kryeministër u zgjodh Isa Mustafa, I cili u vërshua me kritika nga kolegët e tij në opozitë.
Kjo bllokadë e institucioneve për disa muaj, stagnoi zhvillimin ekonomik.

Viti 2015

Ky vit do të mbahet mend për gaz e vezë në Kuvendin e Kosovës. Partitë opozitare filluan duke hedhur gaz në Seancat e Kuvendit duke mos lejuar ratifikimin e marrëveshjes për Asosciacionin e komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Gjatë këtij viti u themelua Gjykata Speciale e Kosovës për periudhën e luftës. Pas disa viteve ajo do të dërgoi ftesa për disa nga komandantët më të njohur të luftës.

Viti 2016

Në vitin 2016, Kosova mori lajme të mira. Dy shtëpitë e futbollit, UEFA dhe FIFA e pranuan Federatën e Futbollit të Kosovës me të drejta të plota. Më në fund ekipet kosovare mund të luanin në gare ndërkombëtare.

2016-ta do të njihet si viti I veteranëve të luftës. Pas krijimit të një komisioni për verfikimin e veteranëve, nxori mbi 45 mijë veteran të luftës. Kjo ngjalli reagimin për parregullësi të shumta që mund të kenë ndodhur aty. Numri ishte shumë I madh dhe askush nuk besonte se ky numër është I vërtet.

Viti 2017

Në ditët e para të janarit të 2017, autoritetet franceze arrestuan njërin prej udhëheqësve politik të Kosovës, Ramush Haradinajn, bazuar në një fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Gjatë këtij viti, serbët shtuan tensionet mbi Urën e Ibrit. Ata rregulluan një muri në mes të urës duke ndarë kështu qytetin e Mitrovicës.

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, thellonte ndarjet ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Opozita pretendonte se me një marrëveshje që bëri komisioni për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova po humb mbi 8200 hektar tokë. Kjo kundërshtohej nga qeveria e Isa Mustafës.

Pas këtyre zhvillimeve filluan përçarjet brenda koalicionit qeverisës që në atë kohë përbëhej nga PDK dhe LDK. Me nënshkrimet e deputetëve të opozitës, qeveria e Isa Mustafës u hodh në votëbesim dhe me 78 vota kundër, kuvendi rrëzoi qeverinë e Kosovës duke i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Zgjedhjet e reja u caktuan me 11 qeshor. Tri parti, PDK, AAK dhe Nisma u bashkuan për të formuar koalicionin PAN, që doli fitues me 34% të votave.
Pozitën e dytë e zuri Lëvizja Vetëvendosje me 27%, kurse LDK doli e treta.

Pas kësaj periudhe, me vështirësi të mëdha për shkak të numrit të vogël të votave në parlament, vetëm 61 Ramush Haradinaj zgjidhet kryeministër i Kosovës.

Viti 2018

Një vit I mbrapshtë sa I përket njohjeve. Diplomacia kosovare arriti ta siguroj vetëm një njohje nga shteti I Barbadosit.

Po ashtu Qeveria Haradinaj pati problem të shumta. Fillimisht miratoi Demarkacionin me Malin e Zi përkundër protestave të shumta.

Në fund të vitit ai e vendosi taksën e famshme për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Ajo vazhdon të jetë në fuqi ende.

Viti 2019

Viti 2019 do të jetë viti I Gjykatës Speciale. Në këtë vit filluan edhe intervistimet nga Gjykata Speciale. Të parët që u intervistuan ishin Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Pas tyre u intervistuan edhe shumë ushtarë e komandant të tjerë. Në mesin e tyre ishte edhe Ramush Haradinaj, që dha dorëheqje menjëherë nga posti I kryeministrit pas ftesës nga Specialja.

Me 6 tetor, vendi shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme Për herë të parë, me diferencë të ngushtë, fitues doli Lëvizja Vetëvendosje me në krye, Albin Kurtin.

Që nga përfundimi I zgjedhjeve, Kurti nuk po arrin të gjej gjuhë të përbashkët me udhëheqësit e LDK-së që të formoj qeverinë e re.

Viti 2020 pritet të jetë viti I dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë. Qeverinë e re e presin obligime të mëdha si miratimi I buxhetit e shumë gjëra./Indeksonline/