16:41 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / AR

Diana apo Camilla, cila mori unazën më të shtrenjtë?

Ndoshta nuk e keni menduar, por unazat që mbajnë princeshat janë me vlera marramendëse. Nga Diana te Camilla, e Kate te Meghan, shifrat i kalojnë disa zero.

Dukesha Camilla

Camilla mori një unazë mahnitëse nga mbreti Charles III me një diamant pesë karatësh të prerë posaçërisht dhe tri diamante baguette në secilën anë. Unaza i përkiste gjyshes së mbretit Charles,  dhe vlen mbi 100,000 £.

Princeshë Diana

Pa asnjë dyshim ishte një nga unazat më të famshme të të gjitha kohërave. Lady Diana kishte marrë një unazë verbuese safiri nga Charles. Xhevahiri 12 karatësh me prerje ovale vlerësohet të jetë me vlerë 390,000 £.

Kate Middleton

E njëjta unazë, ajo e princeshës Diana, u pranua nga princi William te Catherine Middleton. Unaza prej 390,000 paund vlerësohet të vlejë më shumë sot pasi është një bizhuteri historike e lidhur me princeshën e ndjerë Diana.

Meghan Markle

Unaza e fejesës së Meghan Markle dhe princit Harry është e veçantë. Ajo përmban një diamant të madh qendror që Harry e bleu nga Botsvana, ndërsa anët janë të veshura me gurë nga koleksioni personal i Princeshës Diana. Diamanti 5 karat thuhet se vlen më shumë se 130,000 £.