Diant Ramaj çka po pret? Nagelsmann përgatit ftesen e portierit të Freiburgut

Në Gjermani as që po përmendet emri i Diant Ramajt, portierit shqiptar – që ende ka shpresë të ftohet te ekipi i parë!
Sky Sport De raporton se Julian Nagelsmann po përgatit një ftesë për portierin, Noah Atubolu, i Freiburgut – pikërisht për ndeshjet e muajit shtator, shkruan Indeksonline
Për Atubolu “vulen” ia vendosur edhe portieri legjendar, Manuel Neuer, i cili gjatë një interviste kishte thënë: Për mua, Noah Atubolu është portieri më i mirë gjerman në Bundesliga.

Nëse ftohet Atubolu, shpresa e Diant Ramajt duhet të “vdes”, dhe pse jo të kthehet ka Kosova, ku ka ofertë nga Federata e Futbollit.
Përveç Kosovës, Diant Ramajn është duke e kërkuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i portierit në të ardhmen!?
Kujtojmë që 23-vjeçari gjatë këtij afati kalimtar të verës është huazuar nga Borussia Dortmundi në Heidenheimi./Indeksonline/
Diant Ramaj dorezohu vella, hajde te Kosova. 🔜🇽🇰 https://t.co/1B1wGRGc1Y
— Granit Tërstena (@terstenagranit) August 27, 2025