Diant Ramaj vazhdon të shkëlqej me Ajaxit, mbrëmë ia siguroi rundin tjetër të UEFA Europa League

Portieri shqiptar, Diant Ramaj ishte njeriu i ndeshjes mbrëmë në fitoren e Ajaxit në ndeshjen ndaj Bodo/Glimt me rezultatin 1:2.
Ramaj zhvilloi super paraqitje dhe ishte një nga më të mirët në fushë, shkruan Indeksonline

Sipas “Sofascore”, Diant Ramaj u vlerësua me notën 8.5 dhe bëri gjashtë pritje gjatë ndeshjes.
22-vjeçari momentalisht llogaritet si portier i Kombëtares së Gjermanisë, por së fundmi është raportuar se ai tashmë ka nisur bisedimet me Kombëtaren e Kosovës, kurse edhe Shqipëria është opsion./Indeksonline/