75 Mall Live Search
18:19 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Diar Miftaraj braktis Prishtinën dhe transferohet te skuadra tjetër e Superligës

Diar Miftaraj pas më shumë se 3 vitesh do të largohet nga Prishtina.

Mesfushori pejan ka arritur marrëveshje me Feronikelin, ku do të transferohet pas përfundimit të edicionit.

Për tre edicione, Miftaraj me Prishtinën ka luajtur 64 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Në vitin 2018 e kishte fituar DigitAlb Kupën me ‘bardhekaltrit’.

Informacionin e ka konfirmuar gazetari i “Super Sport Kosovës”, Arlind Sadiku./IndeksOnline/