Diar Mustafa nënshkruan me Lirinë

Mesfushori, Diar Mustafa sot dhe zyrtarisht do të jetë futbollistë i klubit nga Prizreni, FC Liria.
Ish-mesfushori i Drenicë para pak çastesh ka firmosur me klubin prizrenas, ku për zezonin e ri do të paraqitet me ta, shkruan IndeksOnline
Lajmin për transferimin e 26 vjeçarit e ka bërë të ditur vet klubi i Lirisë përmes një postimi në profilin e tyre në “Facebook”.
“Diar Mustafa nënshkruan me LirinëTë mërkuren, në orët e mbrëmjes, Diar Mustafa arriti marrëveshje me Lirinë.’ I thash po ofertës dhe projektit të Lirisë. Besoj që të jap më të mirën për bardhezinjtë’, tha Mustafa pas nënshkrimit të kontratës.Ndërkaq, Erxhan Dana drejtor i prizremasve, tha:’ prurja e sotshme na bënë më të sigurtë në mes fushë.Presim që me përvojën që ka ai, të ndihmojë skuadrën në arritje të objektivave’.
