75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 21 Maj 2026 / Z S

Diaspora fillon pranimin e fletëvotimeve për zgjedhjet e 7 qershorit

Kanë filluar të mbërrijnë zarfet me fletëvotime për diasporën, të cilat sipas KQZ-së janë nisur të mërkurën nga Prishtina.

Klan Kosova ka siguruar fotografi nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit. Ndër ta janë edhe studentët kosovarë në Maltë, të cilët kanë konfirmuar se i kanë pranuar zarfet të enjten paradite.

Detyrë e votuesit eshtë që pakon ta dorëzoj në adresën e kutisë postare të KQZ-së në shtetin ku jeton votuesi i regjistruar.

Në ato shtete ku KQZ nuk ka hapur kuti postare, votesi duhet të shenoje adresen e kutise postare per votim permes postes në shtetin më të afërt. Të gjitha detajet për proceduren e votimit, votuesit do t’i gjejnë ne udhezuesin per votim, icili eshte i vendosur ne pako.