13:41 / E Diele, 26 Maj 2024 / LB

Diaspora flet/Podcast me Kreshnik Ibrahimin nga java e ardhshme

“Diaspora flet”, kështu do të quhet podcasti më i ri i udhëhequr nga, aktori i njohuri humorit, Kreshnik Ibrahimi.

Aktori i njohur me nofkën “Tigri”, do të filloj me podcastin që nga java e ardhshme.

Ai bën me dije se do të ketë rrëfime të ndryshme, kryesisht të mërgimtarëve të cilët do të nxjerrin në publik, rrëfime të padëgjuara më parë.

“Emocione, lot, krenari, e gjithçka tjetër në podcastin, diaspora flet”, shkruan ndër të tjera ai.

Ibrahimi, i cili tash e disa vite jeton dhe vepron në Gjermani, për disa sezone me radhë ka qenë autor dhe producent i emisionit “Ich bin albaner”, që është transmetuar në televizione të ndryshme në Kosovë./IndeksOnline/