Diaspora gjithmonë solidar, mbi 300 mijë dollarë për shqiptarët
23 viktima deri më tani janë shënuar nga tërmeti i sotëm që goditi Shqipërinë, derisa numri i të lënduarve është 650.
Derisa gjendja vazhdon të jetë e vështrë, veçmas për shumë familje që mbeten pa kulm mbi kokë.
Kështu në Durrës, shumë qytetarë të prekur nga kjo tragjedi, por edhe të tjerë të frikësuar, po e kalojnë natën nën qiell të hapur, në disa tenda.

Si gjithmonë solidariteti për njëri-tjetrin asnjëherë nuk ka munguar në ditë të vështira si kjo.
Gjithandej ku jetojnë shqiptarët janë paraqitur mijëra qytetarë duke kontribuar në forma të ndryshme, e në vazhdën e këtij solidarizimi disa persona nga diaspora kanë hapur llogari të ndryshme bankare në faqen “Grofund”.
Njoftohet se vetëm në njërin nga fondet e hapura është mbledhur një fond me rreth 303,494$ dhe se edhe fondet tjera të hapura në mënyrë të veçantë për këtë tragjedi kanë shënuar një sukses në këtë drejtim./Indeksonline/
