Diaspora mësynë Kosovën, kjo është gjendja në pikat kufitare
Tashmë disa ditë shumë bashkatdhetarë kanë mësyrë vendlindjen e tyre Kosovës.
Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në disa pika kufitare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të mëdha variojnë te “Dheu i Bardhë” nga 35-45 minuta, ndërsa kolonat janë deri në 150 metra.
Sakaq, në pikat e tjera kufitare pritjet variojnë nga 3 deri në 15 minuta./Indeksonline/


