18:51 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Diaspora në Shqipëri solli 150 milionë euro për tre muaj

Mërgimtarët në Shqipëri u kanë sjellë të afërmeve të tyre 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit 2019, një shumë që është pothuajse e barabartë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në bilancin e pagesave.

Ky është niveli më i lartë i prurjeve të diasporës që nga 2014-a, kur u arrit niveli më i ultë, e shfaq tendenca ngadalësuese ciklike e remitancave, që në vitet në vijim filloi të rigjallërohej sërish, duke ndjekur të njëjtën tendencë të emigracionit.

Në vitin 2018, të ardhurat nga emigrantët arritën në 670 milionë euro, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Të dhënat të Eurostat tregojnë se rritja e remitancave për këtë periudhë përkon me një rigjallërim të kërkesave për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët.

Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte. Që nga viti 2011, janë gati 190 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ndërsa ka dhe shumë të tjetër që kanë ikur dhe nuk janë regjistruar si azilantë.