75 Mall Live Search
07:51 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Diaspora ka në dispozicion 17 ditë për të votuar

Që nga sot (18 shtator), të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të mërgatës, do të mund të votojnë përmes postës.

Janë 17 ditë gjithsej në dispozicion që diaspora të mund të votojë për kandidatin e tyre të pëlqyer për kryeministër dhe kandidatët për deputetë, transmeton Indeksonline.

“Të gjithë aplikuesit, të cilët do të regjistrohen suksesshëm gjatë periudhës së aplikimit, do të mund të votojnë përmes postës që nga 18 shtatori e deri më 4 tetor. Pra janë 17 ditë në dispozicion për të votuar. Brenda pak ditëve ne do të fillojmë edhe informimin e qytetarëve, në mënyrë që ata t’i kenë të qarta procedurat që duhet t’i ndjekin për votim”, pati deklaruar disa ditë me parë, Valmir Elezi nga KQZ-ja.

Po ashtu, është bërë e ditur se KQZ-ja ka pranuar mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Afati për të votuar do të jetë i hapur deri më 4 tetor.

Ndryshe, dje KQZ-ja  ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

  • Partia Demokratike e Kosovës – 112.
  • Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate – 119.
  • Lëvizja Vetëvendosje – 126.
  • Nisma Socialdemokrate, Aleanca e Re, Partia e Drejtësisë – 122.
  • Lidhja Demokratike e Kosovës – 134.

Partitë do të jenë të renditura në fletëvotim sipas kësaj renditjeje:

111 Partia Liberale Egjiptiane

112 Partia Demokratike e Kosovës

113 Partia e Ashkalinjve për Integrim

114 Stranka Demokratska Akcija

115 Partija Kosovskih Srba

116 Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës

117 Pokret za Gora

118 Nova Demokratska Stranka

119 AAK-PSD 100% Kosovë

120 Sloboda

121 Samostalna Liberalna Stranka

122 NISMA- AKR PD

123 Jedinstvena Goranska Partija

124 Koalicija ‘Vakat’

125 Fjala

126 Lëvizja Vetëvendosje

127 Kosova Demokratik Turk Partisi

128 Partia Rome e Bashkuar e Kosovës

129 Partia Euro Atlantike e Kosovës

130 Kosovaki Nevi Romani Partija

131 Iniciativa e re Demokratike e Kosovës

132 Esmir Kasi

133 Gradanska Inicijativa Gora

134 Lidhja Demokratike e Kosovës

135 Srpska Lista