Diaspora po vjen me të madhe në Kosovë, shikojeni kufirin Kroaci-Serbi

Mërgata e Kosovës ka filluar ta shtoj fluksin e ardhjes në vendin tone me lehtësimin e masave anticovid, shkruan IndeksOnline.
Një numër i madh i veturave nga diaspora është parë në kufirin Kroaci-Serbi duke pritur në kolonë.

Po ashtu, edhe përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” qindra bashkëatdhetarë kanë zbarkuar në Kosovë vetëm në dy ditët e fundit.

Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro./IndeksOnline/
